Qeveria s’pranoi rimbursim ,studentët paralajmerojne hapat e radhes

Qeveria s’pranoi rimbursim ,studentët paralajmerojne hapat e radhes

19
SHPËRNDAJE

Pas marrjes së përgjigjes për Peticionin, studentët kanë zhvilluar sot një protestë, ndërsa kanë kërkuar mbështetje nga qeveria dhe Ministria e Arsimit.

“Është përgjysmuar tarifa. Sipas qeverisë me 100 mijë lekë ulje nga tarifa studentët mund ti përballojnë kosto? Por çmimet minimale janë rritur dhe kjo ndikon tek të gjithë studentët. Dëgjojmë shumë deklarata se duan që rinia të qëndrojë, por kjo qeveri kërkon që rinia të ikë, sepse nuk po i mbështesin as me një shumë 100 euro. Jep çdo koncensione me mln euro.

Do të nisim peticione të tjera, dhe nëse duan të protestojnë do të dalim. 

Kërkojmë të rimbursohemi si e ka bërë Kosova.Studentëve iu duhen deri në 500 mijë lekë për të përballuar. Është e pamundur jetesa e studentëve në Tiranë dhe në rrethe. Propagandat e kryeministrit jemi mësuar ti shohim gjithmonë”- kanë thënë studentët në një deklaratë para Ministrisë së Arsimit.

S'KA KOMENTE