Qeveria, “OK” centralit eolik ne Vlore

Qeveria, “OK” centralit eolik ne Vlore

39
SHPËRNDAJE

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë nga era në Tragjas të Vlorës, teksa fuqia e instaluar e centralit është 3 MW. Sipas vendimit, afati i vënies në punë të centralit duhet të jetë brenda 36 muajsh, ndërsa afati i operimit 49 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit.

Centrali nuk është objekt koncesioni, ndërkohë që kompania duhet t’i japë falas, në formë rente, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

Gjithsesi, përpara vënies në funksion kompania “SUNPRO” duhet të pajiset me të gjitha licencat dhe lejet, përfshirë atë të mjedisit.

Energjia e prodhuar nga era nuk është e shfrytëzuar ende në vendin tonë, ndonëse interesi i investitorëve nuk ka munguar, duke qenë se vetëm vitet e fundit një numër i konsiderueshëm aplikimesh është depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë.

Po ashtu, rreth 2 vjet më parë Enti Rregulaltor i Energjisë rishikoi licencat e dhëna para një dekade, duke vendosur revokimin e 3 prej tyre dhe rinovimin për 3 licenca të tjera. Gjithsesi, kompanitë mbajtëse të tyre, ende nuk kanë finalizuar ndërtimin e parqeve eolike, ndërkohë që edhe një ankand i hapur nga MIE është ende në fazë zhvillimi.

/ SCAN

S'KA KOMENTE