Qellon me armë nga “Maserati” identifikohet autori

Qellon me armë nga “Maserati” identifikohet autori

445
SHPËRNDAJE

Pak orë pas të shtënave me armë zjarri në Pukë, policia identifikon autorin. 

Burime nga policia, bënë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi me iniciale K. .P, 26 vjeç. 

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”. Policia në vend, pranë hotel Turizmit ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qenë në lëvizje. 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE