Putin reagon pas fjalimit të Zelenksyt: Nuk kemi qëllim pushtimin

Putin reagon pas fjalimit të Zelenksyt: Nuk kemi qëllim pushtimin

250
SHPËRNDAJE

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu drejtua Kongresit Amerikan.

Putin nuk e ka përmendur fjalimin e Zelenskyyt ku ai përsëriti thirrjet e tij për SHBA-në për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi, por ka goditur Perëndimin për qëllime gjeopolitike që nuk përfshijnë një Rusi të fortë të pavarur.

Ai shtoi se Perëndimi po përpiqet të eleminojë Rusinë. Putin tha gjithashtu se përpjekjes e Perëndimit për të pasur dominim global po i vjen fundi. Më herët gjatë fjalimit, Putin tha se Rusia nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën.

Ai shtoi se Rusia nuk kishte asnjë alternativë tjetër veçse të kryente atë që ai e quajti një operacion ushtarak special. Putin vazhdoi të pretendonte se ai nuk kishte “asnjë alternativë tjetër për sigurinë e Rusisë” përveçse të kryente atë që ai e quajti “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Ai shtoi se Ukraina kishte planifikuar një agresion kundër Rusisë që do të mbështetej nga fuqitë perëndimore. Ai tha gjithashtu se fuqitë perëndimore duan të krijojnë një “anti-Rusi” dhe nuk kujdesen për popullin ukrainas. Putin shtoi se Perëndimi po e shtyn Ukrainën të “vazhdojë gjakderdhjen” duke e furnizuar atë me armë.

S'KA KOMENTE