Putin nënshkruan marrëveshjen: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

Putin nënshkruan marrëveshjen: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

42
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass, e cila njofton se deri më 1 korrik do të ndërtohet një objekt magazinimi për armët.

“Ne ramë dakord me presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko që do të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi pa shkelur regjimin e mospërhapjes”, tha Putin.

Ai pretendoi se nuk do të shkelte marrëveshjet e mospërhapjes bërthamore, pasi SHBA-ja tashmë ka armë të tilla të stacionuara në Evropë.

Çfarë është mospërhapja?
Regjimi i mospërhapjes, i përmendur nga Putin është një traktat ndërkombëtar që synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, duke i mbajtur ato larg nga duart e vendeve që nuk i zotërojnë ende.

Ai u nënshkrua në vitin 1968 nga dhjetëra vende, duke përfshirë Bashkimin Sovjetik, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Putin tha se armët që do të vendosen në Bjellorusi do të jenë ende nën kontrollin rus.

S'KA KOMENTE