Punëtorët e centralit bërthamor në qytetin juglindor në Ukrainë bllokojnë hyrjen e...

Punëtorët e centralit bërthamor në qytetin juglindor në Ukrainë bllokojnë hyrjen e forcave ruse

252
SHPËRNDAJE

Qindra punëtorë dhe banorë vendas kanë bllokuar një rrugë hyrëse në një termocentral bërthamor ukrainas pranë qytetit juglindor të Enerhodar, ndërsa forcat ruse përparojnë në zonë.

Videot e postuara në faqen e Facebook të autoritetit lokal treguan një turmë të madhe që mbante flamuj ukrainas duke bllokuar rrugën të mërkurën në mëngjes.

Për bllokimin e rrugës po përdoreshin edhe kamionët e plehrave.

Dmytro Orlov, kryebashkiak i Enerhodarit, tha në faqen e tij në Facebook: “Ne përcollëm qëndrimin e qytetit tonë dhe banorëve të tij se ZNPP [Centrali Bërthamor Zaporizhzhia] është nën mbrojtje të besueshme, se punëtorët e tij dhe banorët e Enerhodar janë nën flamujt ukrainas”.”

“Të gjitha shërbimet komunale janë duke punuar në gjendje emergjente. Askush nuk do të dorëzojë qytetin. Njerëzit janë të vendosur”, shtoi Orlov.

Rusia informoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e territorit rreth uzinës Zaporizhzhia, tha të martën Drejtori i Përgjithshëm Rafael Mariano Grossi.

S'KA KOMENTE