Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

200
SHPËRNDAJE

Mbi 30 mijë maturantë i janë nënshtruar ditën e sotme testimit në Gjuhën e Huaj. Ky është provimi i parë për maturën shtetërore, i cili ka nisur në orën 10:00. Mësohet se 30 minuta pas nisjes së provimit, në rrjete sociale është publikuar varianti B i tezës së anglishtes.

Të gjitha sallat ku do të zhvillohen provimet e maturës do të jenë të monitoruara nga kamerat për të eliminuar kopjimin në provime.

Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.

Në datën 7 qershor maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa në 13 qershor provimin e Matematikës dhe atë të lëndëve me zgjedhje më 19 qershor.

S'KA KOMENTE