Gazetarja televizive ruse, e cila protestoi kundër luftës në Ukrainë në një program të drejtpërdrejtë lajmesh, është gjobitur me 30,000 rubla (rreth 213 £ me kursin aktual) për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme”.
Gjykata e Qarkut Ostankino e shpalli Marina Ovsyannikova fajtore për shkelje të legjislacionit të protestës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Faqja e pavarur Meduza thotë se ajo u shpall fajtore për organizimin e një aksioni publik të pakoordinuar. Nuk bëhet fjalë për aksionin e saj kundër luftës, por për video-mesazhin e saj, në të cilin ajo bënte thirrje për protestë kundër luftës.
Ovsyannikova po hetohet gjithashtu sipas një artikulli të ri penal mbi “përhapjen publike të informacionit me vetëdije të rreme” për ushtrinë ruse.