Protesta popullore kunder rritjes se cmimeve jane zhvilluar dhe po vijojne edhe në qytetin juglindor të Korçës.Në shenjë indinjate për rritjen e çmimeve, qytetarët kanë bllokuar disa pika strategjike për lëvizjen e mjeteve.
Ata kane protestuar ne bulevardin e ketij qytwti me thirrje kundër qeverisë. “Ulni taksat”, “Rama ik!” janë disa nga thirrjet e tyre. Kujtojmë se protestës së qytetarëve iu bashkuan dhe studentët.