Protesta për vrasjen e 7-vjeçares/”Nuk e vrau varka por e vrau shteti”

Protesta për vrasjen e 7-vjeçares/”Nuk e vrau varka por e vrau shteti”

94
SHPËRNDAJE

Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme, e thirrur nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës. Ajo që vihet re është se të pranishëm janë shumë fëmijë të shoqëruar nga prindërit.

Shoqëria civile ka bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, duke i bërë përgjegjës për ngjarjen tragjike.

Ndërkohë kujtojmë se përgjatë këtyre ditëve, janë mbajtur homazhe, me qirinj e lule, në vendin ku e vogla humbi jetën, si dhe para Kryeministrisë.

Po ashtu edhe Dom Gjergj Meta organizoi ditën e djeshme një marshim homazh në Shëngjin, që nisi nga Kisha e Shëngjinit në orën 19:00 dhe vijoi përgjatë bregdetit, ku qytetarët mbajtën lule dhe qirinj në duar.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë.

S'KA KOMENTE