Protesta e 11 shkurtit ,Rama blindon Kryeministrinë

Protesta e 11 shkurtit ,Rama blindon Kryeministrinë

191
SHPËRNDAJE

Godina e Kryeministrisë është blinduar një ditë para protestës së Opozitës, e cila është parashikuar të mbahet më 11 shkurt në orën 12:00. Në foto shihet se punonjës të shumtë janë mbledhur pranë godinës së Kryeministrisë dhe po e përforcojnë atë me dyer hekuri të blinduara. Kjo është një procedurë që ndodh sa herë që në bulevard paralajmërohet se do të ketë protestë.

Opozita kërkon largimin e kryeministri Edi Rama. Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.

S'KA KOMENTE