Propozimi i deputetit ne Kuvend/Shpejtësia maksimale jo më shumë se 130 km/h,...

Propozimi i deputetit ne Kuvend/Shpejtësia maksimale jo më shumë se 130 km/h, vlera e gjobave të përgjysmohet

520
SHPËRNDAJE

Deputeti Lefter Gështenja ka bërë në seancën e sotme në Kuvend një sërë propozimesh për Kodin Rrugor, të cilat përfshijnë heqjen e postblloqeve policore nga rrugët, rritjen me 50% të posteve për parking në akset rrugore të bashkive dhe revokimin e pezullimit të patentës kundrejt pagesës.

Gjithashtu, Gështenja ka kërkuar që të ulet me 50% dhe vlera e gjobave, për t’u afruar me standardet evropiane. Sipas tij, gjobat maksimale që vendosen sot në bazë të Kodit Rrugor janë sa 6-fishi i pagës minimale.

Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Lefter Gështenja ka thënë se të gjitha këto ndryshime janë në interes të qytetarëve dhe i shkojnë në ndihmë jo vetëm sigurisë rrugore, por edhe drejtuesve të automjeteve.

Propozimet e deputeti Lefter Gështenja:

  • Propozohet ulja e vleres se gjobave me 50%  te vleres se percaktuar  ne KODIN RRUGOR aktual. Kjo per e qene ne perputhje me standartet Europinane. Sot kemi gjoba maksimale sa 6 fishi i pages minimale.
  • Propozohet heqja e sherbimeve policore stacionare (POSTOBLLOQET) ne te gjitha akset kombetare.
  • Propozohet sanksionim ne KODIN RRUGOR qe minimalisht 50 % e e posteve  per parking ne akset rrugore te bashkive  te jene PUBLIKE pa pagese. Gjithashtu  bashkitë marrin masa për të garantuar zona parkimi pa pagesë për të gjithë banorët rezidentë pranë banesës së tyre.
  • Për te gjithe  qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri me automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite qe eshte aktualisht.
  • Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.
  • Shpejtesia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete jo me shume se 130 km/ore  por duke ju referuar standarteve europiane dhe ne perputhje me standartet e projektimit te miratuar qe jane ne fuqi.
  • Propozohet rritja e afatit te kohes se pageses se gjobes pa penalitet nga 5 dite behet 15 dite.

S'KA KOMENTE