Pronari i restorantit shpallet në kërkim pasi ndoqi me thikë klientët

Pronari i restorantit shpallet në kërkim pasi ndoqi me thikë klientët

403
SHPËRNDAJE

Nuk kanë fund incidentet në këtë sezon turistik në vendin tonë. Ditën e djeshme në Sarandë, pronari i një restoranti në zonë, ka kërcënuar me thikë disa klientë.

Burime bëjnë me dije  se bëhet fjalë për shtetasin Alban Çova, 48 vjeç i cili është shpallur në kërkim.

Konflikti nisi pasi disa klientë nga Delvina u ankuan për çmimet e larta dhe refuzonin të paguanin faturën në restorantin e 48-vjeçarit në aksin Turizëm, Kanali i Çukës.

Ata kanë dalë nga restoranti, ku pronari, Alban Çoba i ka ndjekur dhe i ka kërcënuar me thikë, por fatmirësisht nuk ka goditur njeri. Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar Policia e cila nuk e ka gjetur as ne lokal dhe as në banesë pronarin.

https://www.instagram.com/p/Cg9ap49KPko/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

S'KA KOMENTE