Prokuroria kërkon burg për shoferin që përplasi çiftin dhe foshnjën në Tiranë,...

Prokuroria kërkon burg për shoferin që përplasi çiftin dhe foshnjën në Tiranë, 39-vjeçari: Nuk më mbajtën frenat

139
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për shoferin 39-vjeçar, Ajas Sulejmani, i cili përplasi në vizat e bardha çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre tre muaj.

Sulejmani pretendon se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.

Ndërkohë, ka thënë se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa prokurorja e çështjes do të jetë Elfrida Bregova.

S'KA KOMENTE