Prokurori italian: “Mafia shqiptare është nga 3 me te rrezikshmet ne...

Prokurori italian: “Mafia shqiptare është nga 3 me te rrezikshmet ne Europe,eshte pasuruar falë korrupsionit

72
SHPËRNDAJE

Një nga prokurorët më të njohur italian në luftën kundër mafies, Nicola Gratteri ka thënë se mafia shqiptare është ndër tre më të rrezikshmet në Europë.

Gratteri tha një një intervistë për emisionin “Mushka e egër” , se mafia shqiptare është pasuruar në Shqipëri për shkak të korrupsionit të lartë.

“Sot ka tre mafie, është Ndragheta, është mafia shqiptare, e cila nuk është më ajo e grabitjeve të vilave, mafia shqiptare është mjaft e strukturuar, që është pasuruar në vendin e saj falë një korrupsioni të frikshëm, dhe më pas është mafia e brezit të tretë të afrikano-jugorëve”, tha ai.

Grateri kishte ngritur edhe më parë alarmin për hovin që mafia shqiptare po merr në Europë në kontrollin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Prokurori theksoi se falë korrupsionit të madh në Shqipëri është e lehtë të kompromentosh edhe funksionarë publikë. 

S'KA KOMENTE