Probleme me pasurinë, përdorimi i makinës së trafikantit/ Shkarkohet gjyqtari

Probleme me pasurinë, përdorimi i makinës së trafikantit/ Shkarkohet gjyqtari

217
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, Shpëtim Reka. 

Vendimi i shkarkimit të Rekës u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Alma Faskjan.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën më 23 shkurt, gjyqtari Reka u përball me barrën e provës në të tre kriteret e rivlerësimit, për të cilat dha shpjegime dhe i kundërshtoi.

Nëpërmjet avokatit të tij, Genci Çifligu paraqiti një mbrojtje të gjatë duke kundërshtuar konstatimet për balancat negative; dyshimet për pasuri të fshehura; gjendjen në konfliktin e interesit me ndërtuesit e pallateve ku ka blerë një apartament dhe një tjetër që i është dhuruar të birit nga gjyshja; dyshime për veprime fiktive në blerjen e një automjeti; si dhe huapërdorja pa afat e një makine nga një person i dënuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shpëtim Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Durrësit.

S'KA KOMENTE