Pritet beteja finale për kryeqytetin, Putin intesifikon sulmin, niset autokolona 60 km...

Pritet beteja finale për kryeqytetin, Putin intesifikon sulmin, niset autokolona 60 km me mjete të rënda ushtarake

806
SHPËRNDAJE

Në ditën e 6-të të agresonit rus ndaj Ukrainës, kryeqyteti Kiev, vijon ende që të qëndrojë në këmbë, megjithëse sulmet nuk kanë kursyer as ndaj popullsisë civile.

Gjatë orëve në vijim priten luftime të ashpra, pasi imazhet satelitore kanë zbuluar një kolonë prej 64 kilometrash me mjete ushtarake ruse, që po i drejtohen kryeqytetit ukrainas.

Forcat ukrainase kanë arritur deri më tani të largojnë forcat tokësore ruse të grumbulluara më pak se 20 milje në veri të kryeqytetit të sulmuar Kiev.

Edhe pse ata kanë kundërshtuar parashikimet e inteligjencës amerikane se qyteti ka të ngjarë të bjerë brenda një deri në katër ditë nga nga sulmi rus në shkallë të gjërë, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të rrisë menjëherë intensitetin e sulmit.

Rezistenca ukrainase më e fortë se sa pritej dhe gabimet logjistike të vetë Rusisë kanë bllokuar përparimin e Rusisë, thonë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë, duke ndezur një optimizëm të brishtë.

SHBA ka vazhduar gjithashtu ndarjen e inteligjencës së reduktuar me ukrainasit, duke përfshirë lëvizjet ushtarake ruse, në një përpjekje për të ndihmuar Ukrainën në fushën e betejës, thanë dy nga burimet për CNN.

Por zyrtarët e inteligjencës dhe mbrojtjes që ndjekin nga afër fushatën ruse thonë se Putini ende mban në rezervë një numër lëvizjesh që mund të shkatërrojnë rezistencën ukrainase.

“Nga një këndvështrim thjesht ushtarak/taktik, Rusia ka fuqinë njerëzore dhe fuqinë e zjarrit për të marrë Kievin. Nuk ka dyshim,” tha një burim amerikan i njohur me inteligjencën. “Dhe pa marrë parasysh se sa rezistencë bëjnë ukrainasit.”

Përafërsisht një e katërta e trupave të grumbulluara të Rusisë nuk kanë hyrë ende në Ukrainë, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes – një “valë e dytë” e mundshme, sipas dy burimeve të njohura me inteligjencën – dhe zyrtarët e mbrojtjes thonë se Putini mund të urdhërojë që ushtarët të jetë të papërpmbajtur.

Kjo nënkupton fushata bombarduese, duke përfshirë sulmet ajrore, raketat me rreze të gjatë dhe artilerinë.

“Ata janë ngadalësuar dhe janë të frustruar nga mungesa e përparimit të tyre në Kiev, dhe një nga gjërat që mund të rezultojë është një rivlerësim i taktikave të tyre dhe potenciali që ata të jenë më agresivë dhe më të hapur si në përmasa ashtu edhe në shkallën e synimeve të tyre ndaj Kievit”, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes.

Autokolona masive e automjeteve ushtarake ruse, po lëviz drejt kryeqytetit ukrainas Kiev. Imazhet dramatike satelitore të lëshuara nga Maxar Technologies të hënën në mbrëmje treguan një kolonë masive prej mbi 60 kilometrash të gjatë, me automjete ushtarake ruse.

Kolona përbëhet nga mjete të blinduara, tanke, artileri dhe mjete të tjera logjistike dhe shtrihet nga baza ajrore Antonov, në veri të Pribyrsk. Të gjitha gjasat janë që autokolona të jetë nisur nga Bjellorussia, një shtet tërësisht në komandën e Rusisë.

Negociatat e djeshme me Rusinë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Ukrainës çuan në sulme ajrore më të rënda kundër Kievit, tha parlamentarja ukrainase Kira Rudik për CNN, duke shtuar: “Ne presim që do të ketë një rrethim” të kryeqytetit.

Sulmet, nënvizoi Rudik, e cila ndodhet në Kiev, ishin “parashikuar” sepse fjalët e presidentit rus Vladimir Putin nuk mund të besohen.

“Ka pasur ‘negociata paqësore’, të cilat padyshim çuan në sulme ajrore më të rënda menjëherë pas përfundimit të tyre”, tha Rudik .

“Dhe në këtë moment sulmet ajrore janë intensifikuar dhe gjatë natës dëgjohen më shumë sirena paralajmëruese. Ne e kishim parashikuar këtë sepse, më lejoni t’ju jap disa këshilla dhe truke se si të bisedoni me Putinin: kur ai thotë “Unë dua paqe”, do të thotë “Unë do t’i bëj trupat e mia të të vrasin”; nëse ai thotë “ato nuk janë trupat e mia”, do të thotë “ata janë trupat e mia dhe unë po i mbledh”; dhe nëse thotë “Unë po tërhiqem”, do të thotë “Unë po rigrupohem dhe po marr më shumë trupa për t’ju vrarë”.

S'KA KOMENTE