Prindërit shqiptarë braktisin djalin 17-vjeçar në Itali, ndalohen nga policia

Prindërit shqiptarë braktisin djalin 17-vjeçar në Itali, ndalohen nga policia

1679
SHPËRNDAJE

Një çift shqiptarësh janë ndaluar në Itali, pasi tentuan të braktisin djalin e tyre 17-vjeçar në mënyrë që të përfitonte dokumentat e qëndrimit.

Familja ishte nisur nga Shqipëria dhe me të mbërritur në Itali, braktisën djalin i cili shkoi pranë komisariatit duke pretenduar se ishte jetim. Autoritetet u angazhuan t’i mundësonin ushqim dhe strehim, por policia vendosi të verifikojë emrin e tij dhe zbuloi atë që nuk e priste.

Djali shqiptar kishte mbërritur me nënën dhe babain në të njëjtin fluturim, pasi biletat ua kishte prerë një bashkëatdhetar në provincën e La Spezia. 

Prindërit u ndaluan në Bari, teksa blenë biletën e kthimit për në Shqipëri dhe u urdhëruan të ktheheshin në Piza për të marrë djalin e tyre të braktisur.

S'KA KOMENTE