Presidentja e KE, viziton qytetin ku rusët kryen masakra

Presidentja e KE, viziton qytetin ku rusët kryen masakra

23
SHPËRNDAJE

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka vizituar qytetin Bucha pranë Kievit në Ukrainën veriore. Bucha ishte qyteti ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e vdekjeve për të diskredituar trupat e saj. Megjithatë, ka prova të forta dhe në rritje se krimet e luftës janë kryer nga Rusia.

“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj. “Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit.”p

S'KA KOMENTE