Prenë hekurat e qelisë, arratisen 3 shqiptarë nga burgu i Trevisos në...

Prenë hekurat e qelisë, arratisen 3 shqiptarë nga burgu i Trevisos në Itali

159
SHPËRNDAJE

Tre të dënuar shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos.

Mësohet se shqiptarët janë arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga qelia.

Ndërkohë dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

Një prej të arratisurve, 27 vjeç ishte ndalur me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

I vetmi që i ka shpëtruar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

Mësohet se Edison Pula është anëtar i bandës së Niklës, i cili u arratis dhe nga policia e Fushë-Krujës në 2017.

S'KA KOMENTE