Prangoset i riu ne Fier qe mori peng 24 vjecaren per...

Prangoset i riu ne Fier qe mori peng 24 vjecaren per prostitucion

4479
SHPËRNDAJE

Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Imponimi”.

Brenda tre ditëve nga shpallja në kërkim, kapet dhe vihet në pranga organizatori i veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion.

I ndaluari, së bashku me 3 shtetase të arrestuara gjatë operacionit “Imponimi”, dhunoi një 24-vjeçare dhe i hoqi asaj lirinë, për 2 muaj, duke e detyruar që të ushtronte prostitucion.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imponimi”, me qëllim lokalizimin dhe prangosjen e autorit të dyshuar kryesor, të një rasti të shfrytëzimit për prostitucion, si dhe me mbështetje nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga brenda tre ditësh nga shpallja në kërkim, shtetasin:

-A. M., 33 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imponimi”, të zhvilluar tre ditë më parë, rezultoi se 33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetase tashmë të arrestuara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, për një periudhë dymujore, në banesa me qira dhe në hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE