Pranga per 64 vjecarin nga Fieri, u kap me nje pako kokaine...

Pranga per 64 vjecarin nga Fieri, u kap me nje pako kokaine ne makine

2270
SHPËRNDAJE

Një 64-vjeçar është vënë në pranga pasi tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një pako me kokainë.

V. S., banues në Fier, u kap në pikën kalimit kufitar Kakavijë, në dalje të Shqipërisë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin tip “Benz” që drejtonte, u konstatua pakoja me kokainë, e fshehur në një vend të përshtatshëm.

Megjithatë policia arriti ta gjejë lëndën narkotike, pesha totale e së cilës ishte 346 gramë.Kokaina së bashku me një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kakavijë, Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Trekëndëshi”, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Tentoi të trafikonte drejt Greqisë, një pako me kokainë që e kishte fshehur në automjet, vihet në pranga 64-vjeçari. Sekuestrohen 346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. S., 64 vjeç, banues në Fier. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. S. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një vend të përshtatur në të cilin ishte fshehur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 346 gramë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

S'KA KOMENTE