Polumbarët e RENEA-s në kërkim te gjetjes se trupit të 14-vjeçarit ne...

Polumbarët e RENEA-s në kërkim te gjetjes se trupit të 14-vjeçarit ne lumin Seman

746
SHPËRNDAJE

I zhdukur prej paradites së djeshme, trupi i 14 -vjecarit që dyshohet se u mbyt në lumin Seman ende nuk është gjetur. Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit, por pa mundur dot.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet. Të gjitha dyshimet janë se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati. Kërkimet në brigjet e lumit vazhdojnë.

S'KA KOMENTE