Politikani ish-sigurims, Nikolla: Rast tronditës, Kuvendi duhet të reagojë

Politikani ish-sigurims, Nikolla: Rast tronditës, Kuvendi duhet të reagojë

267
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e quajti tronditës rastin e adresuar nga Autoriteti i dosjeve ku një zyrtar i lartë me inicialet I.M akuzohet si ish-anëtar i Sigurimit të Shtetit.

Nikolla deklaroi se Kuvendi duhet të reagojë menjëherë dhe se ajo është në gatishmëri të plotë për ta mbledhur.

Deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Nikolla: Politikani I.M, gatishmëria ime për të mbledhur kuvendin në çdo kohë që forcat politike kanë nevojë. Dua të falenderoj Autoritetin e dosjeve për adresimin e rastit. Rast tronditës, nuk mund të flas më shumë në këtë fazë.

Nikolla, duke mos përmendur faktin se në letrën e Autoritetit se politikani me inicialet I.M ishte ish-presidenti Ilir Meta, e cilësoi ngjarjen rast tronditës. Sipas saj Kuvendi duhet të reagojë.

“Autoriteti i Dosjeve flet per nje politikan te larte me inicialet I.M që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në jeni përfshirë të këtij politikani dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetaret e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e autoritetin. Identitetin me politikanin me inicialet I.M. Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë.”, tha Nikolla.

S'KA KOMENTE