Policia rrugore ne Fier pezullon 99 leje drejtim per kalim te normave...

Policia rrugore ne Fier pezullon 99 leje drejtim per kalim te normave te lejuara te shpejtesise

566
SHPËRNDAJE

Fier

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2539 drejtues mjetesh.

1087 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 197 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

211 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 416 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 99 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 28 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 570 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

S'KA KOMENTE