Policia Fier, pranga per 13 shofere dhe qindra gjoba

Policia Fier, pranga per 13 shofere dhe qindra gjoba

701
SHPËRNDAJE

📍Fier

Kontrolle nga Policia Rrugore e Fierit, në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti, vihen në pranga 13 shtetas.

Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2305 drejtues mjetesh.

781 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 205 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

197 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 435 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 77 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 32 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 621 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

S'KA KOMENTE