Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.
U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.