Policia Fier -5 shofere te arrestuar dhe 1700 gjoba per shkelje te...

Policia Fier -5 shofere te arrestuar dhe 1700 gjoba per shkelje te rregullave te kodit rrugor

498
SHPËRNDAJE

Policia rrugor Fier ka ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 166 drejtues. 

Janë ndëshkuar 374 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.

280 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

11 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

1002 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

S'KA KOMENTE