Policia e shtetit ofron shperblim monetar per këdo që ka informacion mbi...

Policia e shtetit ofron shperblim monetar per këdo që ka informacion mbi masakren ne Fushe-Kruje

109
SHPËRNDAJE

Policia e shtetit ka vënë si shpërblim shumën prej 3 milionë lekësh të reja për këdo që mund të ofrojë informacion mbi atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Fushë-Krujë ku mbetën të vdekur tre persona.

Deri më tani dyshohet se katër persona janë autorë të atnetatit të ndodhur. Sipas burimeve, tre prej tyre kanë zbritur dhe kanë ekzekutuar me breshëri plumbash shtetasit, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha

Njoftimi i Plotë:

Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj.

Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me strukturat policore në interes të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë dhe të parandalimit të ngjarjeve kriminale që cënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

S'KA KOMENTE