Policë të plagosur dhe tifozë të shoqëruar pas ndeshjes ne “Air Albania”

Policë të plagosur dhe tifozë të shoqëruar pas ndeshjes ne “Air Albania”

281
SHPËRNDAJE

Një përplasje mes tifozëve ka ndodhur jashtë stadiumit “Air Albania” pas ndeshjes së skuadrave Tirana-Zrinjski Mostar nga Bosnja.

Mësohet se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Përplasja ka ardhur pas përfundimit të ndeshjes ku Tirana u mposht me shifrat 1 me 0 nga skuadra boshnjake. Në stadium kanë qenë rreth 100 tifozë të skuadrës boshnjake dhe menjëherë pas daljes nga “Air Albania” janë përplasur me tifozët kryeqytetas.

Policia ka kryer disa shoqërime për përplasjen e ndodhur ndërsa në vendngjarje dallohen edhe njolla gjaku. 

S'KA KOMENTE