Po shembte murin e një magazine, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Itali

Po shembte murin e një magazine, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Itali

418
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali dhe një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Mediat italiane bëjnë me dije se Sander Cerri, 39-vjeçari shqiptar, banues në Piana Rotaliana ka humbur jetën dje në Trento nga shembja e një muri në një kantier në Corso Buonarroti. 

Shqiptari ishte duke punuar brenda një ish-magazine të braktisur prej vitesh, e cila prej disa ditësh po i nënshtrohet rinovimeve të mëdha.

Mëngjesin e djeshëm Sandër Cerri ka qenë në punë me një koleg, kur aksidenti ka ndodhur pak para orës 9.45. Shqiptari ishte duke u marrë me shembjen e një prej mureve të brendshme ndarëse të ndërtesës kur një pjesë u shemb dhe ra mbi të. 

Ekipet e forcave të shpëtimit punuan për shumë orë për nxjerrjen e trupit të tij nga ndërtesa e shembur por fatkeqësisht Cerri vdiq disa orë pasi u shtrua në Santa Chiara. Policia është duke hetuar në lidhje me vdekjen e shqiptarit dhe trupi i 39-vjeçarit pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

S'KA KOMENTE