Janë zbuluar identitetet e dy shtetasve shqiptarë të arrestuar ditën e djeshme në Athinë pasi u kapën në flagrancë me dy kallashnikovë që do t’i përdornin për të kryer atentat.
37 vjeçari, Viktor Gala dhe Andi Beqiri, 23 vjeç, janë dy të rinjtë të cilët sot u shoqëruan me jelekë anti-plumbë drejt prokurorisë.
Dy shqiptarë të konsideruar si të rrezikshëm janë arrestuar në Athinë ndërsa në makinën tyre u gjetën 2 kallashnikovë me 2 krehëra si dhe 90 fishekë. Ata dyshohet se ishin duke përgatitur një atentat.
Ndërkohe më anti-plumb dhe me masat të rrepta sigurie ata janë dërguar Prokurori.
Gjatë kontrollit policor, mësohet se atyre u janë gjetur dhe dy bileta që i përkasin qytetit grek të Igumenicës, në kufi me Shqipërinë.
Dy shqiptarët janë shprehur për policinë se në momentin e parë ishin për xhiro në Skaramanga, afër vendit ku u kapën.
Mësohet se një prej tyre ka dalë vitin e shkuar në qershor nga burgu ku ishte dënuar për grabitje, ndërkohe tjetri ishte arrestuar më parë për vjedhje.