Plazhi në Drimadhë ofron dy birra falas, por tashmë sezoni po mbaron

Plazhi në Drimadhë ofron dy birra falas, por tashmë sezoni po mbaron

206
SHPËRNDAJE

Në rrjetet sociale po qarkullon një postim nga një plazh në Drimadhë, ku pronari i shezlongeve, i braktisur nga pushuesit prej çmimeve të larta, tashmë ka menduar që të ndryshojë diçka.Kështu për shembull, ky plazh ofron një çadër dhe dy birra kundrejt 1 000 lekëve, ndërkohë që më herët çmimet në këtë zonë kanë qenë tepër të larta.

Ky sezon ka qenë një dështim për disa biznese në jug pas çmimeve të larta, pavarësisht shifrave raportuara zyrtarisht për vizitorë të shumtë që kanë ardhur në Shqipëri.

S'KA KOMENTE