Plagosi rëndë një shtetas, ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim 

Plagosi rëndë një shtetas, ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim 

249
SHPËRNDAJE

Ndalohet Gerald Dukaj, 29 vjeç, plagsi rëndë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në vitin 2020.n

Njoftimi i Policisë: Port Vlorë

Plagosi rëndë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në vitin 2020, ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë.

29-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, se ky shtetas tentonte të hynte në vendin tonë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i shpallur në kërkim për një vepër penale kundër personit, tentonte të hynte në vendin tonë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit Gerald Dukaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2020, ky shtetas ka dëmtuar rëndë një shtetas tjetër, gjatë një konflikti fizik me të, për motive të dobëta.

Shtetasi Gerald Dukaj do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE