Plagoset me thikë shqiptari në Greqi, policia në kërkim të autorit

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi, policia në kërkim të autorit

1271
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmë në Larisa të Greqisë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të mbrëmjes. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është sulmuar me thikë, ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Larisës po kryen hetimet për ngjarjen. 

Siç raporton paydis.com, shqiptari është dërguar me urgjencë në spital nga personat që ishin dëshmitarë të krimit. 

Fatmirësisht shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton mbi identifikimin dhe arrestimin e autorit.

S'KA KOMENTE