Perplasje te ashpra dhe fyerje ne komisionin hetimor te inceneratoreve

Perplasje te ashpra dhe fyerje ne komisionin hetimor te inceneratoreve

57
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa e pranishme për të dëshmuar është administratorja e kompanisë Integrated Energy BV, që administron inceneratorin e Sharrës në Tiranë, Arjola Kodra.

Kanë qenë deputetët e maxhorancës, të cilët i janë kthyer ashpër drejtueses së komisionit, Jorida Tabaku, duke i thënë se po kthen komisionin në “palaço”, me pretendimin se po ju jep fjalën vetëm deputetëve të opozitës.

Pjesë nga debatet:
Nasufi: Zonja është dëshmitarja e parë dhe ne po e përcaktojmë. Ajo është administratore dhe duhet të përgjigjet për aq sa mban posti i saj. Ju znj. Tabaku duhet të mbani drejtimin e mbledhjes, që të jepni fjalën edhe nga opozita, edhe nga mazhoranca. Nuk duhet të ricikloni pyetjet, si dhe nuk duhet të komentoni. Ajo s’ka të drejtë të kthehet nga 20 herë. Ta fillojmë mbarë se do kemi 41 dëshmitarë.
Tabaku: Ju kolegët e mazhorancës nuk keni pyetje.
Etjen Xhafaj: Po lëre këtë muhabet. Mbaj etikën. Ka ngritur dorën, jepi fjalën.
Tabaku: Mos e ngrini mikrofonin, sa herë doni.
Xhafaj: Është qesharake.
Ajazi: Nuk është etike të thoni ‘kam folur 1 herë, apo 10 herë’, nuk të shkon edhe si zonjë që je, edhe si nënë. Nuk të jap llogari ty fare.
Tabaku: Këto thuaja ato që ke në krah.
Ajazi: Nuk të flas me etikë dhe kulturë. Merrni fjalën pas cdo diskutimi dhe bëni o komente, o ironi, o pyetje që nuk ju takojnë. Ju si drejtuese e komisionit nuk mund të merrni fjalën pas cdo diskutimi. Nëse e parashikon këtë rregullorja, unë tërhiqem dhe kërkoj ndjesë. Ma thoni. S’ka gallata këtu. Nëse doni të jemi seriozë, duhet të zbatojmë rregulloren, ndryshe ne nuk bëhemi pjesë e kësaj palaçoje.
Tabaku: I kërkoj teknikës mos t’i hapim mikrofonin kujtdo. Ju kërkoj kolegëve të mazhorancës të mos bëjnë avokatin e kompanisë.

S'KA KOMENTE