Përplasi me gomone dy pushuesit shezlongë, arrestohet 37-vjeçari në Himarë

Përplasi me gomone dy pushuesit shezlongë, arrestohet 37-vjeçari në Himarë

414
SHPËRNDAJE

Ka rënë në pranga e policisë drejtuesi i gomones që ditën e djeshme në Jalë, humbi kontrollin e mjetit lundues dhe përplasi dy pushues që po merrnin rreze në shezlongë.

Bëhet me didje se në pranga ka rënë shtetasi Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

“Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe për pasojë dëmtoi dy pushues që ishin në breg të detit, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues tip gomone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Gj. P., duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”njofton policia.

S'KA KOMENTE