Përplasi çiftin e pushuesve me gomone në Jalë, gjykata nxjerr nga burgu...

Përplasi çiftin e pushuesve me gomone në Jalë, gjykata nxjerr nga burgu 37-vjeçarin

180
SHPËRNDAJE

Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, shtetasi që goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës.

Gjykata e Vlorës ka caktuar “Arrest në shtepi” ndaj 37-vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj ndërsa prokuror Erida Visoci.

Pavarësisht se një prej të rinjve që u godit nga gomonia e Priftulit dergjet në spitalin e Traumës, dhe i është nënshtruar dy operacioneve, gjykata ka marrë masë lehtësuese ndaj tij.

31-vjeçari Agustin Sefa është operuar dy herë pas dëmtimeve që ka marrë nga gomonia, e cila pa drejtues kaloi bregun dhe i kapërceu sipër trupit.

I riu ka pësuar dëmtim në organet e brendshme teksa ndodhet ende në rrezik për jetën teksa e fejuara e tij ka marrë dëmtime të lehta.

S'KA KOMENTE