Përplasen dy makina, dërgohet në spital në gjendje të rëndë një grua

Përplasen dy makina, dërgohet në spital në gjendje të rëndë një grua

330
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja, një grua është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa makinat janë shkatërruar nga përplasja.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.

S'KA KOMENTE