Perndiqte nje shtetase te mitur, ndalohet 20 vjecari ne Fier

Perndiqte nje shtetase te mitur, ndalohet 20 vjecari ne Fier

2856
SHPËRNDAJE

Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier ndaluan shtetasin G. B., 20 vjeç, banues në Kallm i Madh, Fier, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit, një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 59 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi kryetari i Zyrës Përmbarimore Fier ka bërë kallëzim se ky shtetas ka penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për dhënien e tre fëmijëve të mitur, nënës së tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE