Përleshjet me protestuesit në Zveçan, lëndohen 11 efektivë të KFOR-it, 3 në...

Përleshjet me protestuesit në Zveçan, lëndohen 11 efektivë të KFOR-it, 3 në gjendje të rëndë

146
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka bërë të ditur se 11 trupa italianë të NATO-s janë plagosur nga përleshjet në Zveçan me protestuesit serbë.

Tajani ka zbuluar se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkroi Tajani.

S'KA KOMENTE