Përjashtohen nga Kuvendi dhjetë deputetë

Përjashtohen nga Kuvendi dhjetë deputetë

152
SHPËRNDAJE

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga komisionet dhe seanca plenare e Kuvendit Sali Berishën dhe katër deputetë të tjerë të PD.

Përjashtimi erdhi pas kërkesës së 7 deputetëve të PS, që akuzuan Sali Berishë, Flamur Noka, Edmond Spahon, Belind Këlliçin dhe Edi Paloka se kishin sjellje të pahijshme dhe jo etike gjatë senacës së djeshme.

Seanca e djeshme u shoqërua me tensione dhe debate të forta, ku opozita bllokoi foltoren dhe projektligjet u miratuan me shpejtësi nga mazhorannca në mes të zhurmës.

Shkak i tensioneve ishte pasi opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të dhënë llogari për akuzat ndaj tij për lidhjet me ish zyrtarin e arrestuar të FBI-së.

S'KA KOMENTE