Përdhunoi nipin 7-vjeçar, prokuroria e Beratit çon për gjykim 46-vjeçarin nga Prizreni

Përdhunoi nipin 7-vjeçar, prokuroria e Beratit çon për gjykim 46-vjeçarin nga Prizreni

362
SHPËRNDAJE

Pas një viti hetimesh prokuroria e Beratit ka arritur që të provojë se Belul Kokollari nga Kosova ka përdhuuar nipin e tij vetëm 7 vjeç. Çështja tanimë është çuar për gjykim në Gjykatën e Beratit, ndërsa provat kanë nxjerrë në dritë detajet e rënda të përdhunimit të të miturit.

Prokuria e Beratit ka mbyllur hetimet për 46-vjeçarin Belul Kokollari, lindur në Prizren,që akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Kosovë, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.

Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit,e ka përcjellë çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Denoncimi

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit është bërë nga nëna e të miturit që ka denoncuar në polici vëllain e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj të mitur.

Në kërkim prej 2 javësh akuzohet për përdhunimin e nipit 8-vjeçar, 45-vjeçari arrestohet në doganën e Morinës
Ajo ka deklaruar se pasi ka ndenjur 5-ditë në Kosovë me djalin, kur është kthyer në Berat ka parë se djali trembej natën dhe fliste përçart. Pasi e ka zgjuar nga gjumi dhe e ka pyetur, nëna thotë se djali ja ka treguar të gjitha, edhe pse në fillim kishte frikë të tregonte të tregonte sepse Beluli e kishte kërcënuar me armë.

Hetimet

Shpresa e ka çuar djalin në polici,ku ai është pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve.

Pasi djali ka deklaruar se ka fjetur me dajën në Kosovë dhe se ai e kishte përdhunuar, i mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku edhe ju nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor që konfirmoi thëniet e nënës dhe djalit.

I akuzuari Belul Kokollari mësohet se nuk e ka pranuar krimin,madje ka shkuar edhe më tej,duke kërkuar një ekzamin për gjendjen e tij mendore por pas ekzaminimeve të kryera, ka rezuluar se ai nuk vuan dhe nuk ka vuajtur asnjëhere nga probleme të shëndetit mendor

S'KA KOMENTE