Pensionisti nga Fieri 73 vjecar qe ende nuk e ka braktisur profesionin...

Pensionisti nga Fieri 73 vjecar qe ende nuk e ka braktisur profesionin e tij .

1135
SHPËRNDAJE


Kristaq Skenderi 73 vjec nga qyteti i Fierit edhe pse sot eshte ne pension vijon te punoj ne avolzhimin e bobinave te elektromotoreve te difektuar.

Procesi i avolzhimin eshte nje pune e vecante por edhe e rralle qe kryhet ne ditet e sotme.
73 vjecari zevendeson spiralet e bobinave te djegura te ekktromotoreve te pompave te ujit , dhe pajisjeve te tjera me fuqi te larte .
Cdo mengjes Kristaqin e gjen duke punuar ne servisin e tij te krijuar enkas prane baneses .

Ai tregon se kjo pune nuk eshte vetem pasion por edhe per te sjelle te ardhura financiare.Gjithcka nisi si nevoje pas viteve 1998 kur “Usta Kicua”
sic i flasin te gjithe, u largua nga puna e shtetit ne INSTITUTIN E NAFTES.

“Fillova te punoja ne avolzhimin e bobinave te elektromotoreve prej 98′ dhe duke vijuar edhe ne ditet e sotme.”

Per gati 25 vjet “Usta Kico” ka kaluar ne duar dhe ka futur ne pune me qindra e mijera elektromotore.

Ai ka treguar se ky zanat eshte fale dijeve qe ka marre ne shkolle elektrike te perfunduar ne vitin 1967. Prej asaj kohe ai tregon se ka punuar per gati 31 vjet ne INSTITUTIN e naftes por me fillimet e demokracise ngjarjet rrodhen ndryshe dhe sollen mbylljen e shume sektoreve.

Ai tregon se edhe sot ky profesion eshte i rralle pasi shume elektromotore zvendesohen me te rinj por ata me fuqi te madhe motorike ,kushtojne me shume dhe ndaj ,klientet vijne dhe i riparojne.Usta Kristaqi ka then se eshte i kenaqur nga kjo pune dhe ja ka trasheguar edhe njerit prej djemeve te tij

S'KA KOMENTE