PD miraton draftin per harten e re territoriale/ Ja sa bashki kerkon...

PD miraton draftin per harten e re territoriale/ Ja sa bashki kerkon ti shtohen QARKUT FIER

2529
SHPËRNDAJE

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mori në shqyrtim dhe miratoi draftin e punuar nga ekspertët për hartën e re territoriale.Nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga Alibeaj,deputetët që janë në mbështetje të Sali Berishës.

Harta aktuale e ndan Shqipërinë në 61 njësi vendore nderkohe demokratët propozojnë një ndarje të re me 92 bashki , pra shtimin e 31 bashkive të reja

Demokratët sugjerojnë gjithashtu që shtimin e bashkisë Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër; Bashkia Shpirag në qarkun Berat; Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër; Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan; Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë;

Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier; Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës; Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë; Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.

PD ka propozuar edhe ndarjen e Shqipërisë në 6 rajone duke hequr dorë nga koncepti i ndarjes në qarqe. Drafti do t’i përcillet komisionit të posaçëm të reformës territoriale ku socialistët janë kundër rritjes së numrit të bashkive

S'KA KOMENTE