Pasioni qe u kthye ne biznes te remontit te makinave “Off Road”...

Pasioni qe u kthye ne biznes te remontit te makinave “Off Road” per 32 vjecarin nga FIERI

8557
SHPËRNDAJE

Pasion per makinat “Off road” dhe promovim i natyres shqiptare ka nxitur iniciativen e 32 vjecarit Petrika Dimo qe prej 15 vjetesh ka hapur nje servic automjetesh posacerisht per riparimin dhe rimontet kapitale te makinave off road.
Duke pare qe keto makina te fuqishme po ktheheshin ne nje “trend ” per eksplorimin e natyres shqiptare nisi kete aktivitet . Petrika ka treguar per Neoalb se kryen remonte te pergjithshme te ketyre mjeteve qe nga pjeset motorike dhe xhenerike dhe deri ne detaje.Jane te shumte te rinjte qe kerkojne dhe te kene nje makine te tille off road . Petrika ka vijuar rrefimin e tij per tw apasionuarit e makinave off road ne Fier . Jane gati 30 te rinje qe perdorin keto makina dhe eksplorojne natyren dhe provojne sfidat e terreneve te veshtira duke e kthyer ne nje sport ekstrem.

Tek servici i Petrikes bashkohen edhe pjestaret e grupit te makinave off road ne Fier duke ndare se bashku biseda dhe problematikat e makinave. Njeri prej tyre , Albert Plaku ka treguar se ka dy makina off road dhe i ka pasion . Megjithe veshtiresite dhe koston per mirembajtjen e nje makine te tille nuk ka hequr dore nga ky pasion. Udhetojme me keto makina dhe pse jo ne te ardhmen te kthehet ne nje trend per turizem duke shoqeruar turist te huaj e vendas per tw promovuar natyren e bukur shqiptare. /NEOALB/

S'KA KOMENTE