Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Greqi.
Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8, ndërsa epiqendra ka qenë në qytetin e Selanik, në zonën e Sithonia të Halkidikis.
Tërmeti në Greqi vjen një ditë pas lëkundjeve shkatërruese që ndodhën në juglindje të Turqisë dhe që shkaktuan dëme kolosale edhe në Siri.E gjitha Europa dhe Bota është solidarizuar duke i ardhur në ndihmë shtetit turk, ndërsa paniku ka përfshirë edhe shtetet e tjera.