Pas rreth tre orësh Gjykata e Apelit merr vendimin për vulën e...

Pas rreth tre orësh Gjykata e Apelit merr vendimin për vulën e PD, rikthen çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë

2829
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin pas më shumë se 3 orësh që ishin tërhequr, në lidhje me vulën e Partisë Demokratike.

Apeli rikthen për rigjykim çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Kujtojmë se seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.

S'KA KOMENTE