Pas humbjes, deputetët e PD-së i kërkojnë Bashës që të japë dorëheqjen...

Pas humbjes, deputetët e PD-së i kërkojnë Bashës që të japë dorëheqjen (Debati i fortë)

248
SHPËRNDAJE

Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e pjesshme lokale të “6 marsit”, Lulzim basha ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike brenda selisë blu.

Burimet të “Fax News” brenda selisë së PD-së bëjnë me dije se Ferdinand Xhaferraj i ka kërkuar dorhëqjen Lulzim Bashës i cili sërish është justifikuar me pretendimin se nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje pasi sipas tij janë vjedhur zgjedhjet.
Debati:

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje.

Ferdinand Xhaferri: Jam me i vjetri dhe me eksperience, skam ambicie por pergjegjesi per PD. Berisha seshte zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnje gare. Duhet te largohesh si kryetar.

Basha: skam humb asnje gare, i kane vjedhur

D. Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje? Ke pergjegjesi ti dhe ne. Nuk na beson me asnje keshtu

Ilda Dhori: Te hapet gara ne parti. Të hapen zgjedhjet në parti

REAGIMI I GJEKMARKAJT
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!
PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.

S'KA KOMENTE