Pas bllokimit të mjeteve lundruese, protestë në Vlorë, efektivi i policisë sqaron...

Pas bllokimit të mjeteve lundruese, protestë në Vlorë, efektivi i policisë sqaron pronarët

414
SHPËRNDAJE

Këtë të shtunë pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë zhvilluar një protestë përpara policisë kufitare në Vlorë.

Mësohet se ata kanë protestojnë për bllokimin e mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti.  Ata kanë të rregullta dokumentet paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore. Nga dokumentet ata tregojnë se  janë verifikuar dhe se kanë dalë të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit, pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s’ja dalin dot ti paguajnë, duke shtuar se janë kredimarës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë.

Sakaq pas kësaj proteste efektiv i policisë kufitare sqaron drejtuesit e mjeteve lundruese se do vijnë edhe përfaqësues të lartë të policisë Kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do ti lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det. Teksa sqaron dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet ti shkelin.

S'KA KOMENTE